Gazetari Artan Hoxha dha detaje të tjera për 617 kg kokainë, kapur në Brazil, dhe që mbante mbi pako stemën e klubit sportiv të Elbasanit. Gazetari i kronikës së zezë, është shprehur se kokaina e sekuestruar në Brazil, kishte lidhje me kokainën e kapur në Durrës, pas aksionit të DEA-s, policisë greke dhe asaj shqiptare zhvilluar disa ditë më parë. “Nga 2 shtatori lajmi është bërë sot. Çështja ka qenë nën hetim. Mbas kësaj në Brazil është kapur ajo 500 kg në Pire. Ku 380 kg janë në Pire ndërsa 137 në Shqipëri. DEA ndërhyri. Korrupsionin se mendojnë fare se kanë lek. DEA na njoftoi se po vjen në Shqipëri që në gusht. Kontenjeri ka ndenjur nga e Premtja në të Mërkurën, një javë mbrapa”, tha Artan Hoxha në Report Tv.
Më tej, sipas Artan Hoxhës, droga kishte pritësit në Elbasan dhe Fier. Sipas tij, njeriu që lidhte ngarkesën me porosinë nuk është kapuar. “Si ka mundësi që janë zhdukur njerzit. Kjo dëshmon pse DEA nuk ka patur besim dhe kishin futur oriz me GPS. Kokaina ka qenë jashtë kontenierit. Sasia është kapur dhe është hequr në Greqi, ne na ka sjellë oriz. Avokati mund të thotë se ishte oriz. Njeriu që mund të lidhte ngarkesën dhe porositësin nuk është kapur. Jo që lidhet me atë të Brazilit…. Edhe Laboratori që u kap në Elbasan. Një i arrestuar pjesë e Çapajve, Ervis Bardhi, mos gaboj që u kap ka lidhje me Ilir Malindin më Para. Gjurmët të cojnë në Elbasan dhe në Fier.” tha Hoxha.