Tërmeti me magnitudë 3.2 e shkallës Rihter lëkund veriun e vendit. Epiqendra e tij ka qenë 1.7 km në veri të Shumatit në Dibër dhe ka rënë në orët e para të mëngjesit.
Nuk ka të dhëna për dëme materiale apo të lënduar nga tërmeti.
Kujtojmë se më 21 shtator pjesa qendrore e vendit u godit nga një tërmet i fortë i shkallës 5.6 dhe u pasua nga disa goditje të tjera në ditët në vijim. Tërmeti la pas qindra shtëpi e objekte të dëmtuara dhe të plagosur.