“Tualet bëjnë vetëm prostitutat”, dhunoi gruan, arrestohet 40-vjeçari

AKTUALITET


“Tualet bëjnë vetëm prostitutat”,” Burri mund të tradhtoj, ndërsa gruaja jo”, “gruaja lindi nga brinjët e një burri dhe duhet të nënshtrohet”, ishin disa nga shprehjet më të zakonshme që një shqiptare dëgjonte çdo ditë nga bashkëshorti i saj. Ajo dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht prej 6 vitesh nga 40-vjeçari në Itali.

40-vjeçari  e detyronte bashkëshorten e tij të mos bënte “makeu-up” nuk e linte të dilte nga shtëpia, vishte rroba shumë më të mëdha se masa e saj, e kishte urdhëruar të mbyllte të gjitha profilet në rrjetet sociale dhe kishte hequr të gjitha pasqyrat në shtëpi, për shkak të xhelozisë së tij të sëmurë.

Ajo dhunohej vazhdimisht para syve të fëmijëve, derisa një ditë gjeti mundësinë për t’u arratisur dhe u drejtua në polici.

Policia italiane vuri në pranga bashkëshortin dhunues , ndërsa mori në mbrojtje gruan së bashku me fëmijët.



Skip to toolbar