Dhunë ndaj policisë, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 50-vjeçar, i cili është arrestuar në flagrancë pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Sipas një komunikate zyrtare, mësohet se është arrestuar shtetasi me inicialet A.B., 50 vjeç banues në Tiranë.

Në rrugën “Isuf Banga” ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e policisë të cilët do e shoqëronin në Komisariatin e Policisë Nr.2, për të dhënë shpjegime në lidhje me një ngjarje, ku ky shtetas ishte person i dyshuar.


Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.




Skip to toolbar