Isuf Kalo: Më akuzuan se helmova Enverin, pastaj pse i zgjata jetën

POLITIKË


“Më kanë akuzuar për helmim të Enverit dhe më pas pse i zgjata jetën” tha ish mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo në emisionin ‘Real Story’. Akuza këto të hedhura nga nusja e djalit të Enver Hoxhës, Liliana Hoxha, që në fakt Kalo i ka cilësuar si akuza të lindura nga paranoja e bllokut. Kalo tha se Enveri nuk ishte helmuar dhe se këto akuza që e helmova dhe më pas ‘90 më akuzon se pse ja zgjata jetën janë pa baza dhe të kota.                       

Ajo që më ka akuzuar për helmimin e Enverit, ka qenë paciente e imja. Pas 90′ jam akuzuar se pse i zgjata jetën diktatorit.  Pas publikimit të librit më akuzoi se ringjalla sërish Enver Hoxhën. Këto në fakt janë akuza të kota të ngritura nga paranoja e Bllokut. Enveri nuk vdiq nga helmimi. Unë kam mjekuar diktatorin, jo diktaturën. Ai dyshonte por unë nuk jam ndjerë i dyshuar. Ai më ka besuar.’ tha Kalo në ‘Real Story’



Skip to toolbar