Dëmet në shkolla, Shahini bën bilancin: 16 shkolla s`mund të hapen në Durrës

AKTUALITET


Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë, Ministrja e Arsimit Besa Shahini u shpreh se në Durrës janë dëmtuar rëndë disa shkolla dhe kopshte. Ajo u shreh se të paktën 16 shkolla dhe kopshte nuk mund të hapen në Durrës. Ndërkohë, sipas saj, në Lezhë janë dëmtuar 10 shkolla ndërsa në Elbasan 3. Sipas Besa Shahinit, në Tiranë, Lezhë dhe Elbasan dëmtimet nuk janë të nivelit të Durrësit.

“Në Durrës 16 shkolla dhe kposhte nuk mund të hapen, në Lezhë 10 që nuk mund të hapen, në Elbasan 3 shkolla të tjera. Dëmtimet në Tiranë, Lezhë dhe Elbasan nuk janë të nivelit të Durrësit. Drejtorët e shkollave kanë raportuar. Instituti i Ndërtimit me inxhinierë nga Kosova kanë bërë inspektime në Durrës, Tiranë, Lezhë por edhe Vlorë. Ne e kemi planin e zhvendosjes së nxënësve. Kemi bërë planin e transportimit të nxënësve dhe kemi organizuar shërbimin psiko-social. Me fakultetin e Shkencave Sociale do kemi studentë të nivelit master për të ndihmuar në disa zona ku ka nevojë”, tha Shahini.


Ndërkohë, ajo u shpreh se në Durrës duhet të vijojë pezullimi i mësimit, ndërsa në zonat që nuk janë prekur nga tërmeti, mësimi duhet të nisë të hënën. “Në Durrës nuk mund të nisë të hënën. Propozimi im është të nisë mësimi në qarqet e paprekura dhe të bëjmë një shtyrje në zonat ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Një opsion tjetër më pak i pëlqyer nga ana jonë është të hapen ato shkolla që nuk janë me problem por kjo do vështirësonte koordinimin”, tha Shahini.




Skip to toolbar