Liverpool siguron kreun, Napoli vijon me “poker” në Champions

AKTUALITET


Liverpool dhe Napoli vijojnë në turin tjetër të Champions League, pasi fituan mbrëmjen e të martës sfidat e fundit në Grupin E.

Skuadra e drejtuar nga Ancelotti bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj Genk, duke fituar me rezultatin 4-0 dhe duke e mbyllur grupin në vendin e dytë me 12 pikë.

Ndërsa Liverpool mundi Salzburg me rezultatin 2-0 në transfertë, duke e mbyllur në vendin e parë në grup me 13 pikë. Ndërkohë, Salzburg vijon aventurën në Europa League.

Sa i përket ndeshjeve, Liverpool gjeti dy herë rrjetën në pjesën e dytë me Ketia dhe Salah, aq sa i mjaftuan për të marrë tre pikët.

Ndërkohë, Napoli shënoi tre herë në pjesën e parë me Milik, ndërsa në të dytën realizoi Mertens golin e katërt, duke bërë një paraqitje të mirë.



Skip to toolbar