Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, ku një 52 vjeçar është gjetur i vrarë në lokalin e tij.
Policia e Lushnjës njofton se personi i vrarë quhet Enver Boriçi, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45 të mëngjesit të së shtunës, në lagjen lagjen “Kadri Gjystri”, në lokalin e viktimës.
Enver Boriçi është një emër i njohur për policinë, pasi ai njihet si ish-anëtar i Bandës së Lushnjës. 52-vjeçari është vëllai i Arben Boriçit, edhe ky një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, i cili aktualisht po vuan dënimin me burgim përjetë, si anëtar i bandës së Lushnjes.
Dëshmitarët pohojnë se Enver Boriçi ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij, kur një person i maskuar është afruar dhe e ka qëlluar për vdekje.
Boriçi është qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Policia njofton se Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj vrasje.