Pas tërmetit, prokuroria e Durrësit bën gati 17 fletë-arresti

AKTUALITET


Prokuroria e Durrësit ka bërë gati 17 fletë –arresti për dosjen “Tërmeti”, hetimet për të cilën nisën menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit ku si pasojë e ndërtimeve jo cilësore në këtë qytet humbën jetën 25 persona.

Prokuroria e Durrësit ka nisur, që më datë 29 nëntor çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26 nëntor, ndërsa pritet që shumë shpejt policia të ekzekutojë urdhrat e prokurorisë dhe të arrestojë personat përgjegjës për shembjen e pallateve dhe ndërtimeve jo cilësore që zunë nën rrënoja 25 persona.


Sipas prokurorisë e cila ka mbledhur prova të mjaftueshme shembja e pallateve ka ardhur si pasojë e ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave përgjegjës, si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nëpunësit shtetërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Çështja është regjistruar për veprat penale, “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 të Kodit Penal.




Skip to toolbar