Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marsh Kumbulla bëri një kapërcim të jashtëzakonshëm në vetëm pak muaj. Mbrojtësi, që aktivizohet te Verona në Seria E, arriti vlerën rekord të kartonit të tij në 10 milion euro. Në fakt, rritja nuk ka qenë graduale, por në vetëm dy muaj. Kështu, Marash Kumbulla që gjatë muajit tetor të vitit që lam pas vlerësohej me 3 milionë euro, tashmë kushton 10 milionë euro.
Këto janë shifrat që jep faqja e specializuar për vlerësimin e kartonit të lojtarëve. Sipas këtij sajti, Kumbulla është futbollisti më i shtrenjtë i skuadrës së Veronës, duke lënë pas të gjithë shokët e tij të skuadrës. Ndërsa renditet si futbollisti i 158 më i shtrenjtë në Serie A. Gjithashtu, talenti që është vetëm 19 vjeç, vlerësohet si një nga tre lojtarët më të shtrenjtë në kombëtaren shqiptare, duke lënë pas shumë yje të kësaj skuadre.
Por si ka ndodhur që Kumbulla është rritur në këto vlera? Në fakt gjithçka lidhet me performacat e tij te skuadra e Veronas. Ai është pjesë e përhershme e formacionit titullar duke bërë performanca të shkëlqyera në fushë. Kjo bëri që Kumbulla të bashkohet me ekipin tonë kombëtar, ndërsa paraqitjet e tij kanë vënë në lëvizje shumë klube në Serie A. Ato po mbajnë nën vëzhgim lojtarin dhe synojnë, ku mes këtyre klubeve është dhe Juventus.