Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja drastike lidhur me parandalimin e përhapjes së Koronavirusit. Ai njofton se nga sot e në vijim, pas orës 18:00 do të ndalohet edhe lëvizja në këmbë në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa nga nesër, Rama njofton se do t ë hyjnë në fuqi dhe gjobat për këmbësorët.
Postimi i Edi Ramës:
DUKE NISUR NGA SOT, ÇDO DITË NË VIJIM PAS ORËS 18.00 DO TË NDALOHET EDHE LËVIZJA ME KËMBË NË TË GJITHË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË!
NGA NESËR, ME URDHËR TË MINISTRES SË SHËNDETËSISË DO TË HYJNË NË FUQI GJOBA EDHE PËR KËMBËSORËT PAS ORËS 18.00 DHE NË ÇDO ORË TË DITËS PËR ATA QË ULEN NË PARQE APO MJEDISE TË TJERA TË HAPURA!
NDJESË 1000 HERË PO S’KA RRUGË TJETËR PËR TA FITUAR KËTË LUFTË, KU ASKUSH PËRVEÇ ATYRE QË SHËRBEJNË NË STRUKTURAT KRITIKE TË SHTETIT DHE ATYRE QË PUNOJNË NË HALLKAT THEMELORE TË ZINXHIRIT EKONOMIK TË VENDIT, NUK DUHET TË DALË NGA SHTËPIA PËRVEÇSE PËR NEVOJAT BAZË TË FURNIZIMIT ME USHQIM APO ILAÇE!
SHËTITJET NUK JANË DOMOSDOSHMËRI JETIKE NË KËTË KOHË LUFTE DHE ULJET NËPËR PARQE JANË TË PALEJUESHME! MË SHANI E TALLUNI ME MUA SA TË DONI, S’KA ASNJË PROBLEM, PO MOS DISKUTONI DHE AQ MË KEQ THYENI RREGULLAT!
I LOVE YOU
FRIKË ASPAK, PO KUJDES PO! DERI NË FUND! KJO NUK ËSHTË LOJË KUKAMÇEMTHI QË MBARON KUR DUAM NE, PO LUFTË QË NE DO TA FITOJMË VETËM DUKE I BËRE ME VULLNET TË HEKURT TË GJITHA KËTO QË NUK DUAM!