Raporti i BE masakron molotovët/ “As farsë, as Balluku”, PE njeh zgjedhjet dhe progresin, dënon dhunën e Berishës

Më të fundit


Shqipëria notë kaluese, opozita notë ngelëse. Raporti i miratuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian është një dritë jeshile për integrimin e Shqipërisë në BE.

Konfirmohet mbështetja për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027, sipas objektivit të premtuar.

“Mirëpret ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e pranimit deri në fund të vitit 2027 dhe mirëpret progresin e shpejtë të bërë vitet e fundit; thekson nevojën për të siguruar zbatim të plotë të legjislacionit.”
Ndërsa vlerësimet për Shqipërinë janë pozitive, për opozitën e cila shpresonte tek bllokimi i integrimit, vlerësimet janë negative.

Raporti dënon, si gjuhën dhe molotovët e Berishës dhe të tijëve, duke u bërë thirrje të ulen në dialog.

“Shpreh shqetësimin për polarizimin e vazhdueshëm politik dhe diskursin politik konfrontues, të cilat dëmtojnë mbikëqyrjen parlamentare, besimin publik dhe funksionimin efektiv të institucioneve demokratike. Kujton se protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale.”

1 vit nga 11 maji, raporti flet për zgjedhjet e Shqipërisë, jo për farsën e Berishën. Duke u bërë thirrje palëve politike të ulen tani në reformë zgjedhore gjithpërfshirëse.

“Vëren se Komisioni dhe raporti i OSBE/ODIHR-it vlerësojnë kornizën zgjedhore të Shqipërisë si përgjithësisht të përshtatshme për të zhvilluar zgjedhje konkurruese, ndërkohë që përsërisin shqetësimet. Prandaj, u bën thirrje shumicës dhe opozitës që të ndjekin në mënyrë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore.”

Por ky raport provoi, se çështja Balluku nuk ka bllokuar procesin e integrimit. Lidhur me çështjen e imunitetit, raporti vetëm kujton se kjo është pjesë e kornizës kushtetuese

“Kujton se imuniteti parlamentar është pjesë e kornizës kushtetuese të hartuar për të siguruar funksionimin e duhur të institucioneve demokratike; thekson se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret në përputhje të rreptë me dispozitat kushtetuese dhe procedurat e përcaktuara ligjore, pa ndërhyrje politike dhe pa vonesa të panevojshme.”

Ishin propozuar mbi 300 amendamente për të ndryshuar këtë raport, por duket se ato të cilat donin të pengonin Shqipërinë në rrugën drejt integrimit europian janë rrëzuar të gjitha, u miratuan ato që shtrojnë rrugën pa pengesa drejt anëtarësimit të BE.



Skip to toolbar