“Kemi mënyra të tjera për të goditur SHBA”, Irani ashpërson tonet ndaj Donald Trump, sinjale për përshkallëzim në Hormuz

BOTA


Teherani ka ashpërsuar tonet ndaj Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për hapa të rinj nëse vihet në diskutim kontrolli i tij mbi Ngushticën e Hormuzit.

Në një moment tensionesh të larta në këtë korridor strategjik, zyrtarët iranianë sinjalizojnë gatishmëri për përshkallëzim të mëtejshëm.

Kryenegociatori iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se vendi i tij synon të ruajë kontrollin mbi situatën, edhe nëse kjo është e papranueshme për Uashingtonin. “Nuk kemi filluar ende”, paralajmëroi ai.

Ai theksoi gjithashtu se Irani synon të mbajë atë që e konsideron si një “status quo” të re në ngushticë, duke shtuar se është i vendosur në ruajtjen e kontrollit mbi rrugët jetike detare.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë negociatash dhe vetëm një ditë pas një përplasjeje mes palëve në Ngushticën e Hormuzit, çka ka shtuar shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë ushtarak iranian paralajmëroi gjithashtu se një konflikt i ri është i mundur, duke theksuar se “janë planifikuar masa surprizë për armikun, përtej imagjinatës së tyre”.

Këto qëndrime pasojnë edhe deklaratat e Udhëheqësit të ri Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, i cili ka shpallur një vizion për një “menaxhim të ri” të lundrimit në Gjirin Persik, duke sinjalizuar ndryshime në balancat e kontrollit në rajon.

Zhvillimet e fundit tregojnë një rritje të tensioneve dhe retorikës mes palëve, ndërsa mbetet e paqartë se deri ku mund të shkojë përshkallëzimi



Skip to toolbar