Futbollisti me orgjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, ka folur tre ditë para ndeshjes finale të Europa League mes Arsenalit dhe Chelsea. Mbrojtësi i “Gunners” ka treguar se finalja do të vendoset nga mbrojtja respektive e të dy ekipeve. Sipas Mustafit, Arsenali ka mbrojtje më të mirë se rivalët e Chelsea, dhe këtu do të qëndrojë suksesi i ekipit të tij.
“Bëhet fjalë për mënyrën se si e fillojmë lojën dhe cili nga ekipet do të jetë më i organizuar. Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, pasi kemi luajtur shumë herë kundër njëri-tjetrit. Ata i njohin dobësitë tona, gjithashtu dhe ne i njohim pikat e tyre të dobëta. Çështja është se kush do gabojë më pak”, ka thënë fillimisht Mustafi.
“Unë besoj tek ekipi im, jemi gati për t`i mundur ata. Finalja ndaj Chelsea në Europa League do të jetë ndryshe nga ndeshjet në Premier League. Do të jetë një ndeshje ku gabimi më i vogël të ndëshkon”.
“Kjo është arsyeja pse duhet të jemi të kujdesshëm. Detyra jonë si mbrojtës është të përpiqemi të mbulojmë sa më shumë. Nëse në bëjmë 90% të punës tonë, dhe kundërshtari shfrytëzon 10%, puna jonë do të harrohet”, ka thënë Mustafi.