Agron Duka: Basha të nxitojë me negociatat për listën e përbashkët

Më të fundit


Kreu i PAA, Agron Duka i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për zgjedhjet e 25 prillit dhe mënyrën se si do të shkojë opozita në to me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor.

Duka pret që opozita të shkojë në një koalicion të përbashkët dhe pret nga Basha që të fillojë sa më shpejt negociatat për të.

Ai gjithashtu thotë se tani është tjetër situatë nga viti 2017, pasi edhe atëhere ishin listatë mbyllura, por nga ana tjetër shton se 4 vite më parë Basha nuk u tregua i padrejtë në negociata me PAA, por ishte faji i të gjithëve që nuk siguruan votat e duhura për mandatet.

”Sa i përket shëndetit në kuptimin politikë është shëndoshë e mirë. Nuk besoj se ka nevojë për oksigjen. Nëse do ishte ashtu, do vetëoksigjenohej. Është në rrugë të drejtë. Ju dhe gjithë opinioni mund të jetë i ndarë në ndonjë gjykim, mbi agresivitetin e opozitës në marrëdhënie me mazhorancën. Rruga që ka zgjedhur Basha është kjo, demaskon ato që mendon se janë defekti i qeverisë. Sa i përket jetës politike, ai në PD ka bërë ato zgjedhjet për kandidatë për deputetë. Partitë e tjera, aleatet janë të lira. Ka dhe një çoroditje prej ndryshimeve kushtetuese. Ishin përgatitur për koalicione klasike.

PAA në qarqet kryesore të Shqipërisë do kandidojë, kudoqoftë mund të mobilizojmë strukturat dhe simpatizantët.

Unë besoj do jenë kështu, por ky është varianti më i keq. Do ishte mirë që PD të zgjidhte numrin që do kandidonte, që të bënte negociata me aleatët, që të kemi listë të përbashkët.

Kanë ndryshuar tani forma e koalicioneve. Gjithsesi listat do jenë të përbashkëta. Nuk është njëlloj si 2017, edhe pse janë të mbyllura. Ka një opsion nëse këta jashtë listës së mbyllur nëse marrin mbi 10 mijë vota fitojnë. Nuk është e vërtetë që Basha në negociata me PAA në 2017 është treguar i padrejtë. Ishin lista të mbyllura. Iu ofruan 3 vënde të sigurta gjykuar me të shkuarën e PD.

Unë e sulmova dhe e sulmoj edhe sot sepse u bë aq shpejt ajo negociata, mes dy vetave, dhe ne ngelëm viktima. Në negociata me Bashën, mua mu dhanë i pesti në Fier, i pesti në Durrës, edhe një në Tiranë. Ju dhanë edhe dy jashtë listës. Kështuqë nuk është njëlloj me situatën tani. Basha duhet të nxitojë tani të bëjë negociatat që të fillojmë edhe zgjedhjet. Nuk na ndalon të jemi aktivë në qarqet e Shqipërisë. Nëse janë të përcaktuara emrat, kryesisht të PD, se është lokomotiva kryesore, atëhere janë më produktivë në zona e qarqe të caktuara. Unë do kandidoj në Durrës. Edhe PD-së edhe opozitës, na konvergojnë interesat. Aty jam më produktiv.”- tha Duka.



Skip to toolbar