Gjithçka gati për nesër, vaksinat anticovid në spitalin e Romës

CORONAVIRUS


Kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në spitalin ‘Spallanzani’ në Romë vaksinat e para anticovid. Ditën e Krishtlindjeve më 25 dhjetor mbërritën në Itali 9,750 dozat e para të vaksinës anti- Covid të Pfizer-BioNTech nga Belgjika.

Mediat italiane kanë publikuar lajmin që prej mëngjesit të djeshëm, ndërsa shtojnë se fugoni me vaksinat ka qenë i shoqëruar nga karabinierët.

Ndërkohë edhe në Paris rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur vaksinat e para Pfizer-BioNTech. Vaksinimi do të nisë nesër në Francë, si në të gjithë Bashkimin Europian. Në kryeqytetin francez sipas l’Assistance publique-Hôpitaux de Paris’ kanë mbërritur 19 500 doza vaksinë.



Skip to toolbar