Vendimi për Durrësin, burri i gjyqtares, protestues i flaktë

AKTUALITET


Gjyqtarja Mimoza Margjeka vendosi ditën e sotme të rrëzojë kërkesën e Valbona Sakos për të marrë mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, duke i argumentuar si nul zgjedhjet e 30 qershorit për Bashkinë e Durrësit.

Kjo, sipas saj, për shkak të regjistrimit të kandidates tjetër të BD-së për kreun e Bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj.

Ndonëse situata ka qenë e njëjtë dhe në Bashkinë e Shijakut, një tjetër gjyqtare e Gjykatës së Durrësit, Dhurata Bilo, ka konfirmuar mandatin e fituar në krye të Bashkisë së Shijakut nga socialisti Elton Arbana.

Vendimi i gjyqtares Margjeka është edhe komik, duke qenë se gjykata më e lartë për zgjedhjet në vend, është Kolegji Zgjedhor.

Dhe Kolegji Zgjedhor ka folur njëherë, duke regjistruar “Bindjen Demokratike”.

Kështu që çdo debat tjetër, është i tepërt.

Por duket se gjyqtarja e Durrësit ka pasur një hall personal.

Ajo nuk ka dashur të futet në sherr me të shoqin, që është një militant i flaktë i PD-së dhe merr pjesë në çdo protestë të kësaj të fundit.

Margjeka nuk mund të merrte një vendim tjetër, pasi rrezik i shoqi nuk i fliste më me gojë.

Më poshtë janë disa foto të tij ndërkohë, në protestat e PD-së.(TemA)



Skip to toolbar