Abuzoi seksualisht me mbesën 8 vjeçare, dhëndri vret vjehrrin në Itali

AKTUALITET


Me 20 vite burg është dënuar dhëndri 35 vjeçar që vrau vjehrrin në shkurt të vitit 2019 në Rozzano, në zonën e Milanese në Itali. 35 vjeçari ka përjetuar një shok psikologjik kur mësoi abuzimin seksual të vajzës së tij të mitur, vetëm 8 vjeç nga gjyshi i saj, i cili u akuzua nga gjykata për abuzim seksual. Ai nuk ka rezistuar dot dhe e ka vrarë vjehrrin e tij.

Vrasja ndodhi më 25 shkurt në një shesh lojërash. Pikërisht në atë ditë vajza e tij 8 vjeçare dëshmoi në gjyq dhe foli për abuzimet e gjyshit të saj 63 vjeçar.


Pak para përfundimit të seancës gjyqësorë, nëna e vajzës kishte marrë një mesazh nga bashkëshorti i cili e kishte pyetur se ku është vajza, për t’u siguruar se fëmija nuk do të ishte e pranishme kur i ati të vriste gjyshin.

Mediat italiane shkruajnë se nga shikimi i disa pamjeve filmike, më 25 shkurt dhëndri vrasës shoqërohej nga një shok me motor. Së bashku shkuan ne një shesh lojërash ku po qëndronte vjehrri 63-vjeçar, i cili ishte në shoqërinë e disa familjarëve. Burri i moshuar kishte mbërritur në Milano nga Napoli disa ditë më parë për të marrë pjesë në Gjykatë, ku mbesa e tij u dëgjua në lidhje me abuzimet e tij.

63-vjeçari nuk u paraqit në gjykatë dhe qëndroi në shoqërinë e familjes. Rreth orës 6 pasdite, 35-vjeçari zbriti nga motoçikleta, i kërkoi burrit të moshuar të fliste në mënyrë private dhe e çoi atë rreth dhjetë metra larg zonës. Pastaj i gjuajti katër të shtëna me pistoletë dhe më pas u largua me motor së bashku me mikun e tij.




Skip to toolbar