Ahmetaj për programin e PS: Amortizim i përshpejtuar në 3-4 vite për ta bërë tatim fitimin zero

EKONOMI


Mninistri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj gjatë një takimi me dy sipërmarrje fasonerie ka prezantuar programin e PS.

Ai tha se në programin e Partisë Socialiste, kanë menduar një paketë të dedikuar masash ne favor të manifakturës: amortizim të përshpejtuar në 3-4 vite për ta bërë tatim fitimin zero! 100% mbulim i kostove për trajnimin e specialistëve; garanci sovrane 50 mln euro për të garantuar aksesin në financë; pagat deri në 40 mijë lekë, 0 taksa për shtetin.


Me dy sipërmarrje fason në njësinë 4, njëra e konsoliduar në vite, tjetra e krijuar në kohë pandemie, me cikël të plotë prodhimi dhe eksport në Itali e Gjermani.  Ia kanë dalë më së miri të përballojnë pandeminë e të mbajnë punonjësit edhe falë mbështetjes së qeverisë, e tashmë planifikojnë të rriten.

Shumë i lumtur që ambicia e tyre për t’u bërë më të fortë në treg, është në harmoni të plotë me programin e Partisë Socialiste, që ka menduar një paketë të dedikuar masash ne favor të manifakturës: amortizim i përshpejtuar në 3-4 vite për ta bërë tatim fitimin zero! 100% mbulim i kostove për trajnimin e specialistëve; garanci sovrane 50 mln euro për të garantuar aksesin në financë; pagat deri në 40 mijë lekë, 0 taksa për shtetin”, tha Ahmetaj.




Skip to toolbar