Aktiviteti në Athinë, Klosi: Krenari që duhet të kemi për çfarë kemi arritur, u shpërnda vizioni ‘Shqipëria 2030’

Më të fundit


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se aktiviteti i zhvilluar në Athinë dhe që do të zhvillohet më pas në Milano, Londër dhe Dyseldorf, është për të treguar krenarinë për Shqipërinë dhe se çfarë ka arritur vendi ynë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Klosi u shpreh se gjithashtu në takimin e kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në kryeqytetin grek, u shpërnda vizioni i Partisë Socialiste për Shqipërinë deri në vitin 2030.


“Tani, ajo që ne mund të hyjmë, ne jemi për të bërë politikë. I gjithë aktiviteti i djeshëm dhe i gjithë turi që Edi Rama do bëjë në diasporë, i thënë hapur, krenar për Shqipërinë. Ishim në Athinë, do të shkojmë ne Italinë e Veriut, Londër, Dyseldorf, jemi krenar për Shqipërinë, çfarë bëhet në Shqipëri, krenar edhe për veprën e miliona shqiptarëve që jetojnë kudo në botë. Kjo krenari nuk mund të mohohet. Ne do të bëjmë 4 takime. Do bëjmë takim në Milano në 26 maj, nuk kemi asnjë koment, asnjë nuancë. Pati një lloj polemike.

Thjesht, takimi ishte për një krenari që ne duhet ta kemi të gjithë së bashku për çfarë ka arritur Shqipëria dhe kush është vizioni i Edi Ramës dhe PS deri në vitin 2030. Pra, ku duam të arrijmë. Ky vizion u shpërnda dje. Një falenderim i jashtëzakonshëm nga qytetarët tanë, që ishin stoik në realizmin e këtij aktiviteti. Një super aktivitet entuziast.

Unë kam vite modeste që merrem me politikë, vështirë të gjesh një lloj entuziazmi, adrenaline siç e jepte ajo sallë e djeshme. Ajo sallë e djeshme ishte e magjishme. Vështirë të gjesh një sallë, ambient aq të dashuruar. Ishin mbi kapacitetet e të gjitha gjërave të menduara, nuk largoheshin. Kushdo që i bën bisht aktivitetit, bën presje. E kishim shumë të qartë.

Shqiptarët tashmë nuk janë më njerëz që duhet të ulin kokën, që duhet të mbajnë errësirën e viteve ’90. Kjo kohë ka mbaruar, nuk ka më. Ne që kemi mundësi të flasim dhe të bëjmë politikë, nuk kemi pse të krijojmë ndjesira që nuk janë te qytetarët. Nuk gjetëm tendencë nga qytetarët e thjeshtë, se çfarë do të thonin grekët. Nuk ka më asnjë tabu, nuk ka më tabu”, theksoi ai./abcnews.al




Skip to toolbar