“Basha është lolo, Berisha ka komandën e opozitës”

POLITIKË


Basha e Kryemadhi po komandohen nga Berisha. Kështu është shprehur sot në News 24 kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, teksa komentoi situatën politike në vend dhe protestat e dhunshme të opozitës.

Balla tha se në çdo vend të botës goditja me bomba molotov konsiderohet akt terrorist. Ai gjithashtu bëri dhe një krahasim me sjelljen e qeverisë së PD në 21 janar 2011.


 “Basha, Kryemadhi nën urdhrat e Berishës vazhdojnë të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Unë nuk besoj, që mendon ndokush se ne, PS jemi përgjegjës për këtë degradim të PD-së. Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme. Basha i humb zgjedhjet sa herë përballet me ne. Basha i humb zgjedhjet edhe sikur të mos jemi ne fare sepse shqiptarët nuk e duan. Jemi sot në një situatë, pas një proteste ku për herë të parë pas shumë vitesh janë rrahur gazetarë me urdhra.

Në 2011 gazetari u plagos me plumb nga policia e Sali Berishës së asaj kohe dhe nuk u godit nga protestuesit. Në 2019 nëse gazetari vjen nga një media që nuk i pëlqen Bashës ai urdhëron që ai gazetar të përjashtohet. Të gjitha këto janë shprehje e degradimit, e humbjes së lidershipit. Ajo që është më e qartë është se sot jemi në një faze ku Policia e Shtetit ka bërë krenar çdo qytetar. U tentua t’i vihet flaka institucione të Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Shqipërisë, institucioneve të tjera. Goditja me molotov në çdo vend europian, përbën akt terorrist. Jemi sot në kushtet kur ish-kryeministri i këtij vendi është inspiruesi kryesor. Basha një lolo, komanda është Sali Berisha”, theksoi Balla.




Skip to toolbar