Akuza për korrupsion në Kupën e Amerikës së Jugut, gjobë dhe pezullim Messit

Më të fundit


CONMEBOL e ka dënuar Lionel Messin me një gjobë prej 1500 dollarë për komentet e tij nxitëse në lidhje me “korrupsionin” e Federatës gjatë Kupës së Amerikës të kësaj vere.

Përveç kësaj, ylli i Argjentinës do të jetë i pezulluar për një ndeshje pas kartonit të kuq që mori kundër Kilit në ndeshjen për vendin e tretë.


Messi nuk u përmbajt me komentet e tij ndaj Federatës së Amerikës së Jugut, por ata janë përgjigjur me një gjobë të papërfillshme dhe nuk ka pezullim të mëtejshëm përtej ndëshkimit automatik me një ndeshje për kartonin e kuq.

Pasi u largua në ndeshjen kundër Kilit, Messi injoroi ceremoninë e medaljes të Kupës së Amerikës, megjithatë ishte i mërzitur për kartonin e tij të kuq në ndeshjen e tretë dhe atë se çfarë ndodhi në gjysmëfinalen ndaj Brazilit.

32-vjeçari akuzoi CONMEBOL për korrupsion, duke thënë se gjithçka ishte e përgatitur që këtë trofe ta fitonte Brazili. Megjithatë, Federata e Amerikës së Jugut përveç se me një deklaratë, i është kundërpërgjigjur Messit edhe me një dënim simbolik me gjobë.




Skip to toolbar