Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen ndaj Ergys Faslisë i arrestuar në vitin 2017 me akuzën e organizimit të një sulmi terrorist gjatë ndeshjes me Izraelin që do të zhvillohej në stadiumin e Shkodrës.
Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes me argumentin se nuk kishte prova. Pritet që Faslia të fitojë lirinë më datë 26 dhjetor, kur gjykata të miratojë këtë kërkesë.
Faslia u arrestua në nëntor të vitit 2017, së bashku me 3 persona të tjerë, 2 prej të cilëve shkodranë dhe dy shtetas nga Kosova. Ata u arrestuan në qytetin e Shkodrës pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.
Personat e arrestuar në Nëntorin e 2017 në qytetin e Shkodrës u akuzuan nga prokuroria e krimeve të rënda për “vepra me qëllime terroriste”, “kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe pjesëmarrëse në “organizatë terroriste.
Por vetëm pas një viti të vuajtjes së dënimit ish prokurori i çështjes Eugen Beci kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për të ndaluarit si pasojë e mungesës së provave nga arrest në burg në arrest shtëpie, kërkesë kjo e miratuar nga gjykata.