Ambasada e SHBA: Çfarë prisni nga ky vit? Komentuesit: Drejtësinë dhe Lotarinë amerikane

AKTUALITET


“Viti i Ri 2020 erdhi dhe ne shpresojmë që të jetë një vit i mrekullueshëm për të gjithë ju! Çfarë prisni më shumë nga ky vit?” Ky është statusi i Ambasadës amerikane në Tiranë, postuar mëngjesin e kësaj të enjte, ku përgjigjet kanë qene thuajse në korr nga shqiptarët dhe aspak befasuese.

Shumica e komentuesve shkruajnë se këtë vit presin dy gjëra: T’ju bjerë ‘Lotaria amerikane’ dhe të arrestohen politikanët shqiptarë e të vihet në zbatim reforma në drejtësi.


Duket se një pjesë e shqiptarëve ka besim te drejtësia e re dhe pret me padurim rezultatet e saj, ndërsa një pjesë duket më e pashpresë ku zgjedh të largohet përmes “lotarisë amerikane”.

“Gëzuar !Presim ,shpresë ,për një drejtësi dhe politikë të pakorruptuar !Populli i thjeshtë ka besim në ndihmën tuaj të paçmuar .Faleminderit !!!”, ka shkruar një qytetare.

“Lotarinë amerikane, hajde një vit i mbarë për ju e për ne, me atë reformën që më në fund po vjen falë këmbënguljes suaj të madhe..!”, ka komentuar një qytetar.




Skip to toolbar