Pranga 43-vjeçarit, pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Arrestimi i tij u bë në rrugën “Muhamed Gjollesha” nga policia e Tiranës në bashkëpunim me “Shqiponjat”. Në pranga ra shtetasi me iniciale G. R., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.


Për ketë shtetas Gjykata e Shkalles se Pare për Krime te Renda më datë 18.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, Tiranë.




Skip to toolbar