Ambasadorët SHBA-BE zbresin në terren, vëzhgojnë nga afër zgjedhjet

AKTUALITET


Ambasadorët e SHBA-së, BE por edhe ambasadori britanik Norman kanë inspektuar nga afër procesin zgjedhor në disa qendra votimi në Tiranë.

E para ka qenë e zyrtarja e lartë e ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses-One e cila që në orën 9.00 të mëngjesit ka qenë e pranishme në shkollën Edit Durham në Tiranë ku pa nga afër procesin zgjedhor.


Ndërsa Zëvendësambasadori amerikan Daniel Koski ka monitoruar sot nga afër KZAZ-në nr 35, të Njësisë Nr 5., Tiranë, ku ka qëndruar për më shumë se 10 minuta.

Zëvendësambasadori amerikan Daniel Koski

Edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ishte i pranishëm në KZAZ-në që ndodhet te Liceu Artistik në Tiranë. Ai nuk pranoi të jepte një prononcim për mediat duke kërkuar që “ta linin të bënte punën e tij”. Ambasadori Soreca ka vizituar gjithashtu një tjetër qendër votimi në Kamëz të Tiranës.

Pra i gjithë faktori ndërkombëtar në Tiranë është në punë këtë të diel dhe është duke mbajtur shënim çdo gjë në lidhje me zgjedhjet.

Ambasadori i BE-se, Soreca

Ambasadori Britanik Duncan Norman ka vëzhguar nga afër zgjedhjet në Kamëz. I pyetur nga gazetarët ai tha se “Zgjedhjet që bëhen sot është gjë e mirë megjithatë është një situatë e pazakontë. Pasi votuesit nuk kanë mundësi të zgjedhin mes kandidatëve, por nuk na takon ne kjo. I takon gjykatës Kushtetuese për ta vlerësuar. Ne jemi në krye të detyrës për të vëzhguar këtë proces dhe situatën.

Çmoj faktin që zgjedhjet janë të qeta. Po patjetër që i shërben. Ne jemi për dialog, patjetër që është një mundësi dialogu. Kemi bërë thirrje për dialog. Shpresojmë që kjo t’i shërbejë dialogut”, është shprehur ambasadori britanik.

Ambasadori britanik, Norman

Edhe ambasadori suedez në Shqipëri, ka shkuar të monitorojë zgjedhje në qendrat e votimit në Kamëz. Ndërkohë përfaqësues të ambasadës amerikane ka pasur edhe në qendrat e votimit në Elbasan.

Me sa duket ky është apeli i ndërkombëtarëve. Pasi të përfundojnë zgjedhjet palët të ulen në dialog për t’i dhënë fund krizës politike.

I gjithë faktori ndërkombëtar mbështet zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, pavarësisht vendimit të opozitës për t’i bojkotuar ato.




Skip to toolbar