Franca: Nuk i kemi mbyllur dyert, Macron mbështet Shqipërinë

AKTUALITET


Ambasadorja franceze në Tiranë, Christina Vasak është shprehur optimiste për çeljen e negociatave për Shqipërinë në samitin e Zagrebit, ndërsa thotë se Franca nuk i ka mbyllur dyert dhe se presidenti Macron e mbështet vendon tonë. Vasak tha se vendet e BE-së do ta diskutojnë sërish çështjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e Zagrebit ku pritet që të merret një vendim unanim.

“Vendimi i Këshillit të Evropës nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Është vendim solemn, por jo mbyllja e dyerve definitive për Shqipërinë. Është lënë një takim në vazhdim gjatë Samitit të Zagrebit. Ky samit është i rëndësishëm, sepse Kroacia merr presidencën e Këshillit të Europës dhe të gjitha vendet e BE do të luajnë një rol të rëndësishëm, sepse duhet të ketë një vendim unanim.


Në këtë takim të rëndësishëm do të diskutohet për ecurinë e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj. Presidenti i Francës është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera pretendente për hapjen e negociatave”, tha ambasadorja franceze.

Në samitin e Brukselit vendet anëtare të BE nuk arritën të dilnin me një marrëveshje unanime në lidhje me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Veçanërisht shkak u bë qëndrimi i presidentit francez, Macron i cili kërkoi mbylljen e zgjerimit të BE-së derisa unioni t’i nënshtrohet një reforme brenda vetes.




Skip to toolbar