“Fauda” shqiptare, Rama: Masa speciale për goditjen e KÇK-së

AKTUALITET


Kryeministri Rama i është i rikthyer sërish ligjit special që pritet të marrë masa speciale ndaj anëtarëve të sistemit të drejtësisë, duke deklaruar se ky ligj do të ketë në qendër të vëmendjes edhe ata prokurorë e gjyqtarë, të cilët nuk kanë kaluar ende vettingun dhe shfrytëzojnë rastin për korrupsion, pasi e dinë që do të shkarkohen.

Kreu i qeverisë e bëri deklaratën mbi këtë ligj special gjatë një takimi me qytetarët dhe bizneset që kanë gjetur zgjidhje në platformën ‘Shqipëriaqëduam.al’, ndërsa shtoi se veç ligjit special, në Kuvend do të propozohen edhe disa masa speciale kundër grupit KÇK, duke konfirmuar kështu krijimin e një “Fauda” shqiptare, që sipas burimeve të Real Story bëhet fjalë për një force elitë dhe kornizës së plotë ligjore për funksionimin e saj, e ngjashme me njësinë speciale izraelite “Fauda”. Duke iu referuar grupit KÇK, Rama ndër të tjera ka thënë çdo gjë që ata e kanë fituar në mënyrë jo korrekte nuk do ta gëzojnë. Sipas tij, do të këtë masa të rrepta ndaj anëtarëve të këtij grupi, që sipas kryeministrit janë kthyer si një organizatë grabitqare e veshur me petkun e ligjit.


“Sot është e vështirë të mendosh të shkosh në gjykatë për të zgjedhur problemin. Shumë nga ‘xhakajdurët’ që janë në sistem dhe që e dinë vetë që nuk e kalojën filtrin e vettingut janë lëshuar KÇK. Është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron sot në Shqipëri. Kjo është e veshur me ligj dhe vepron si organizatë grabitësish ordinerë. Po bëhemi gati që paralelisht me një ligj special për ta çuar luftën krimit të organizuar në një nivel të lartë, ne do të çojmë në Parlament masa speciale ndaj anëtarëve të KÇK. Herët se vonë do të shihen në praktikë rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë qoftë ndaj krimit të organizuar, qoftë ndaj KÇK”, ka thënë Rama.

Kryeministri është ndalur edhe tek problemet me Kadastrën për sa u përket pronave. Rama ka shtuar se ligji special që do të propozohet në Kuvend do të shërojë plagët në Kadastra sidomos në zonat e bregdetit ku krimi i organizuar sipas tij përpiqet të pastrojë parat.

“Ligji special do të shërojë edhe kadastrën e Durrësit. Edhe Kadastrat e tjera. Sidomos në zonat që kanë interes zhvillimi aty ku krimi i organizuar përpiqet të shpërlajë parat e pista por nuk do ti gëzojnë”, ka shtuar kryeministri.




Skip to toolbar