Analisti Leka: Basha u bë vetëm 1 ditë kryetar partie në 8 vite, ditën që pezulloi Berishën

Më të fundit


Analisti Martin Leka i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, tha se Lulzim Basha u bë vetëm 1 ditë kryetar në 8 vite, ditën kur pezulloi nga PD, Sali Berishën.

Më tej ai tha se edhe pse Basha ishte në drejtimin e Partisë Demokratike për 8 vite, mentori i vërtetë i partisë ka qenë Sali Berisha.


“Është e vërtetë që Basha… nuk ka njeri normal që njeh politikën që të mos kuptojë se në kohën kur udhëhiqte PD-në Basha. Atë parti, mentori ka qenë Berisha. Është shumë e vështirë kur ke babain politik aty. Janë të gjithë këta që rrit Berisha që i sheh sot në protesta. Basha u bë vetëm 1 ditë kryetar në 8 vite. 1 ditë u bë kryetar. Kur pezulloi Berishën. Vetëm, atë ditë ishte i pavarur.”, u shpreh Leka.




Skip to toolbar