Asnjë ish-ministër në qeveri? Mediu: Basha vendos për veten, jo për koalicionin!

Më të fundit


Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka komentuar deklaratën e Bashës se në qeverinë e ardhshme të PD nuk do të ketë asnjë ish-ministër.

Një ish-ministër është dhe vetë Mediu, por ai bën të qartë se Basha vendos për veten dhe jo për koalicionin. Sipas tij këtë çështje e ka diskutuar me të dhe nuk e ka pasur me aleatët.


Për Mediun, PR e meriton që në qeverinë e ardhshme të ketë një përfaqësues.

‘’Basha vendos për veten e vet, jo për koalicionin. Basha është kryeministër i koalicionit, por jo kryetar i partive. Nuk lidhet me faktin do jetë apo jo Mediu. PR e meriton të ketë një përfaqësi në qeverinë e ardhshme. Në fund të fundit, qeveria është ekip. Do ishte përgjegjësi, nder për çdo republikan ta merrte postin për interes kombëtar e të shqiptarëve. ‘’- tha Mediu.




Skip to toolbar