Tërmeti që s’kënaqi LSI

AKTUALITET


Duket se ata që gëzuan më së shumti për tërmetin ishin anëtarët e LSI-së dhe mbështetësit e Ilir Metës. Presidenti ishte i pari që e dha alarmin për tërmetin dhe e bëri parashikimin rreth 1 muaj më parë, por askush s’e mori seriozisht. Por ama fjala i doli të ishte e vërtetë! (tërmetet nuk parashikohen). Megjithëse nuk ishte tërmet apokaliptik siç e parashikoi Meta, efektin emocional e pati të tillë. Por prapë LSI nuk u kënaq aq sa duhej. Më i trishtuari nga e gjithë kjo duket se është Tit Vasili, i betuari i Metës. Ai ka bërë të hënën një mesazh plot vrer dhe akuza ndaj Ramës. E akuzon kryeministrin që iku dhe braktisi vendin dhe shkoi në New York të takojë Trump. Sipas Vasilit, kjo që bën Rama është e turpshme.

“Kryeministri ja mbathi!, iku iku? Turp, turp, turp. Dje në darkë në ora 22.30, pas një “vizite”, sa për të shpëlarë gojën, prej rreth 20 orësh në Shqipëri, Edi Rama braktis vendin.


Edi Rama largohet në kulmin e emergjencës civile që shkaktoi tërmeti 7.5 ballë. Për shkak të një katastrofe të tillë janë më të shqetësuar për Shqipërinë liderët europianë se sa Edi Rama vetë. Në vend të shpallte Emergjencën civile dhe të qëndronte në krye të situatës Edi Rama bëri shoë lart e poshtë në ERTV dhe të gjithë mediat pa dinjitet që pranojnë të transmetojnë me siglën erëqelbur të tij.

Turp të tillë Shqipëria nuk ka parë dhe nuk ka për të parë. Edi Rama iku, iku dhe la vendin në baltë në momentin më të rëndë”, shkruan Vasili.

Dhe një reagim i tillë vjen në një kohë kur tërmeti nuk shkaktoi asnjë viktimë. Pyetja që ngremë është se çfarë mesazhi tjetër do të postonte Titi në rast se do të kishte viktima?! Në mbarë botën në raste fatkeqësish natyrore politikanët solidarizohen. Në Shqipëri të kënaqur do ishim edhe me heshtjen…




Skip to toolbar