Atentat me snajper, Ardian Çapja plagoset në shpatull. Autorët djegin makinën

AKTUALITET


Ardian Çapja, pjesë e një prej fiseve më të njohura të Elbasanit, është tentuar të vritet mëngjesin e së hënës me snajper. Ai është qëlluar në shpatull teksa ndodhej në shtëpisë e tij. Ndërkaq, një automjet i djegur është gjetur në periferi të Elbasanit vetëm pak minuta më pas.

Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen ende të pazbardhur të ndodhur paraditen e sotme ku pati të shtëna me armë zjarri dhe një person u plagos. Po kështu u dogj dhe një automjet. Sipas informacioneve zyrtare nga policia e Elbadanit “më datë 08.06.2020, rreth orës 09:37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi Ardian Çapja, rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”. Po ashtu Policia e Elbasanit ka dhënë detaje rreth plagosjes së punonjësit të zjarrfikëses, teksa ky i fundit ndodhej në krye të detyrës. “Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbej”, rreth orës 09:43, ku është gjetur duke u djegur një mjet tip “Wolkswagen”, i cili mendohet se i përket autorëve të plagosjes së Ardian Çapjas. Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe gjatë punës për shuarjen e zjarrit është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, punonjësi i zjarrfikëses shtetasi Dashamir Muhaxhiri, 38 vjeç. Dyshohet së plagosja është shkaktuar si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Lidhur me dinamikën e ngjarjes gazetarja Klodiana Lala raporton për për “News 24” se Çapja është qëlluar teksa dilte nga banesa e tij nga persona ende të paidentifikuar, me snajper me numra të fshirë.

Mësohet se kjo armë është gjetur në makinën e braktisur, të cilës i ishte vënë zjarri, në një zonë të pyllëzuar në Fushë-Mbret, pikërisht në bagazhin e saj. Madje si pasojë e pranisë së plumbave në mes të zjarrit, ata shpërthyen, duke plagosur dhe një punonjës të zjarrfikëses në këmbë.

Aktualisht Çapja ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit në këmbë. Thuhet se gjendja e tij paraqitet e rëndë




Skip to toolbar