Kreu i Kadastrës, Artan Lame: Sot fillon regjistrimii tokave në bregdetin e jugut

AKTUALITET


Drejtori i Kadastrës, Artan Lame njoftoi se nga sot, hapet procesi i regjistrimit në 8 zona kadastrale të bregdetit shqiptar.

Zonat janë: Palasë, Dhërmi, Vuno, Lukovë, Gjilek, Ilias, Himarë dhe Nivicë.


E thënë me fjalë të thjeshta, sot fillon procesi i regjistrimit fillestar të pronave në bregdetin e Jugut. Ky është operacioni më i madh kadastral i ndërmarrë ndonjëherë në shtetin shqiptar. Mbi 16 mijë prona private të përftituarta përmes ligjit 7501, do përfitojnë shtëpitë e vjetra tradicionale, shtëpi në proces legalizmi, të vogla dhe mbi 5000 pasuri shtetërore. Prej këtij operacioni do përfitojnë rreth 8000 banorë rezidentë apo të emigruar të këtyre zonave. Procesi i regjistrimit do të kryhet me ekspertët tanë që do të cojmë nga Tirana, që të shmangim konfliktet lokale. Gjatë kësaj kohe, jemi ndeshur me dokumente të falsifikuara, me mbivendosje pronash, jemi ndeshur me zhdukje, fshirje apo manipulim dokumenti. Nga banorët e jugut kërkoj besim dhe bashkëpunim. Ky proces do të zgjasë disa muaj dhe më pas do kemi prona të ligjshme, nga ku mund të bëhet edhe biznes. Puna që do të bëjmë do të zhdukë konfliktet për pronën. Kemi hapur edhe 3 zyra në terren, nga ku do të informojmë për faktin si do të shkojnë gjërat”, tha Lame.

Sipas Lames, ky proces “do krijojë mundësinë për investime të ligjshme në Jug të vendit, deri te hotelet e komplekset e mëdha turistike. Do ulë konfliktet për pronën”.




Skip to toolbar