Axhenda e Gjelbër Europiane, Shqipëria dhe rajoni perfutojne nga mbështetja e BE

EKONOMI


Shqipëria ka hyrë në hartën e mbështetjes së Bashkimit Europian për Axhendën e gjelbër. Në mbështetjen e platformës europiane EU4Green, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë korsinë e tyre të zbatimit të Axhendës së Gjelbër.

Projektet e mbështetura synojnë ndërtimin e energjive të përbashkuara, inkurajimin e ideve të reja, përmirësimin e cilësisë së vendimeve për reformat rregullatore dhe të nxitet monitorimi i raportimit.  Pjesë e aktiviteteve të mbështetura janë forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet vendimmarrësit, institucioneve kyçe rajonale dhe palëve të interesuara.


Përveç identifikimit dhe nxitjes së politikave të duhura, mbështetja e BE synon krijimin e kornizave për monitorimin e zbatimit të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në nivel rajonal, por edhe mbështetjen e përfituesve në vendosjen dhe zbatimin e monitorimit dhe kornizat e raportimit në nivel kombëtar.

Pritmëria e projektit që zgjat deri në vitin 2025 është rritja e ndërgjegjësimit deri në futjen në programet mësimore të Axhendës së Gjelbër, por edhe përfshirjen e institucioneve shkencore si dhe pasqyrim i kësaj axhende në mekanizmat financiarë.




Skip to toolbar