Basha: Aksidenti në Bullgari, tragjedi e tmerrshme

AKTUALITET


Kreu i Partisë Demokratike, e ka cilësuar tragjedi të tmerrshme aksidentin e ndodhur në Bullgari, ku si pasojë e përplasjes së autobusit me turistë, humbën jetën të paktën 46 persona.

Kryedemokrati shkruan se mes jetëve të humbura janë edhe shtetas me origjinë shqiptare e të mitur. Ai i shpreh në shkrimin e tij, ngushëllimet familjarëve të viktimave.


Postimi i Lulzim Bashës:

I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme.

foto galeri



Skip to toolbar