Basha nuk bën asnjë hap pas. Madje ai fton shqiptarët që nesër t’i bashkohen protestës së opozitës në Tiranë. Pavarësisht ftesave të Ramës për dialog, kreu i PD-së është i vendosur të vazhdojë rrugën e protestave.
“Të gjithë në Tiranë nesër, më 25 maj në orën 19:00, për të treguar vendosmërinë tonë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli, të popullit dhe për popullin, për Shqipërinë si e gjithë Europa. Asnjë hap pas! #25maj #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha në facebook.
Kryeministri Rama sot bëri letrën e tretë publike drejtuar Bashës në të cilën i shkruante që të tregonte lidership, të hiqte dorë nga protestat dhe të ulej për të dialoguar.