Bashkëpunëtor i Sigurimit? Meta: Jam i pastër, u provuau që në kohën e të madhërishmit Berisha

Më të fundit


Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të tij si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ndërsa tha se Autoriteti i Dosjeve do të mbaj përgjegjësi penale. 


“Është një përgjegjësi e madhe e Autoritetit të konfirmuar si pjesë e falsifikimit. Autoriteti i Dosjeve jo vetëm duhet të zbatojë ligjin por duhet të kujdeset që të mos rilëndohen viktimat. Autoriteti Dosjeve e di shumë mirë që Ilir Rexhep Metaj nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.


Ato e dinë shumë mirë se kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret, sepse ndodhet në dy dosje. Ata që e kanë orkestruar këtë skenar, e dinë shumë mirë që Ilir Meta nuk ka ikur ndonjëherë në konvikt”, tha Meta në një prononcim për mediat.

I ndjekuri nuk e ka diskutuar asnjëherë me Ilir Metën, kishte plane të dilte me të gjitha dhjeta dhe të bëhej pedagog në Fakultetin e Ekonomisë. Autoriteti do të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje që ka bërë dhe për atë kërkesë që i ka çuar Kuvendit pa asnjë fakt.

Do të mbajnë përgjegjësi edhe personat e përfshirë. Atë dosje e kishe shumë të lehtë, nëse kishe një shqetësim serioze për këtë çështje, sepse Ilir Meta në çdo rast ka firmosur një kërkesë për t’u verifikuar dhe ka bërë të qartë që nuk ka pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit”, tha Meta. 




Skip to toolbar