Baze: Një fushatë hakmarrëse ndaj “SHBA së korruptuar”, nga “non gratat” shqiptare 

Më të fundit


Stuhia në gotë e krijuar nga nisja e një hetimi në SHBA ndaj një ish- zyrtari të lartë të FBI, po kthehet me gjakftohtësi nga liderë politikë të distancuar nga SHBA në Tiranë, në një fushatë hakmarrëse ndaj SHBA, për të krijuar perceptimin e një “Amerike të korruptuar”, që ka marrë më qafë liderët e “ndershëm” në Tiranë.

Gjithë aksioni opozitar i Sali Berishës dhe Ilir Metës, po përdor sulmet ndaj Edi Ramës jo për të dëmtuar aq shumë Edi Ramën, se sa për t’u mbushur mendjen të vetëve se kanë përballë një armik të korruptuar si SHBA.


Dhe ka një fushatë të strukturuar për këtë objektiv.

Sapo doli lajmi mbi hetimin e ish- zyrtarit të FBI, e para që nxitoi të thoshte Berisha, ishte se Edi Rama ka paguar FBI të nxjerrë Berishën “non grata”.

Pasi nuk doli asnjë fakt, por vetëm një shenjë interesi për paratë ruse të deklaruara në emër të PD, atëherë u konsiderua se Rama kishte paguar FBI të përçante PD me paratë ruse.

Pasi u provua që hetimin për paratë ruse nuk e ka nisur Rama, por vetë SHBA qysh më 2017, sapo u bënë deklarata financiare e Nick Muzin, botuar më pas nga BIRN, dhe Rama pranoi publikisht se nëse do të kishte fakte padyshim që do t’ia jepte FBI, u kalua sot në një fazë më të avancuar.

Ilir Meta tha sot se të gjithë personat “non grata” në Shqipëri i ka bërë Edi Rama për biznes financiar, pra për t’u marrë lekë si sekser i Biden, Blinken, CIA, FBI etj.

Pra nëse për një moment përdorim logjikën, i bie që Rama ka korruptuar sekretarin Blinken dhe presidentin Biden, për të prodhuar urdhra ekzekutiv për të futur në listat e Departamentit të Thesarit dhe Departamentit të Shtetit gjithë personat e sanksionuara nga Shqipëria.

Kjo kënaq dyfish Berishën dhe Metën.

E para, pasi u “provon” shqiptarëve se SHBA është e korruptuar dhe Edi Rama ka blerë gjithë SHBA, me FBI, CIA, Departament Shteti e Shtëpi të Bardhë, ndaj çdo gjë që thotë SHBA kundër Berishës dhe Metës është e Ramës.

Dhe e dyta, shpresojnë se këta personat e sanksionuar në Shqipëri do besojnë Berishën dhe Metën për këtë çështje dhe në këto zgjedhjet që janë para do bëhen aleatë me ta, për të qenë në një front.

Pra nga një anë kërkojnë të mbrojnë SHBA nga Edi Rama, nga ana tjetër kërkojnë të forcojnë aleancën e tyre me ”viktimat” e SHBA.

Meqë debati me ish- zyrtarin e FBI u mbeti në dorë, pasi përveçse nuk ka akuzë për Edi Ramën apo Shqipërinë, nuk ka akuzë për korrupsion as për ish- zyrtarin në lidhje me Shqipërinë, tani po përpiqen të paraqesin një SHBA tërësisht të korruptuar, që u ka rënë më qafë politikanëve të sanksionuar në Shqipëri, për shkak të Edi Ramës. 

Dhe sipas logjikës së tyre, tani Edi Rama duhet të iki se ka korruptuar SHBA dhe armiqtë e SHBA duhet të vijnë në pushtet që të shpëtojnë imazhin e SHBA… 

Tek Klinika nr. 5 i kanë të sigurta të gjitha votat!




Skip to toolbar