Baze: Pse Berisha e vrau gjyqin e 3 Marsit për vulën e PD? 

Më të fundit


3 Marsi, dita, që Gjykata e Tiranës do të marrë një vendim për legjitimitetin e drejtimit të PD, u asgjësua politikisht nga Sali Berisha. Duke caktuar në ditën e gjyqit, një protestë kombëtare të mbështetësve të tij, pikërisht si presion mbi drejtësinë, Sali Berisha, në fakt ka kryer një akt publik të vrasjes së drejtësisë, duke justifikuar jo vetëm dizajnimin që i është bërë nga SHBA si “shantazhues i drejtësisë”, por duke futur në rrugë pa kthim zgjidhjen e problemit ligjor të PD. 
Pas kësaj që Berisha bëri, çdo vendim i gjyqit më 3 Mars është i paragjykuar.  
Nëse Gjykata vendos që drejtimi i PD i takon Bashës, Berisha do e justifikojë protestën para gjykatës si të ligjshme, pasi e dinte komplotin. 
Nëse Gjykata ja jep vulën Berishës, atëherë do të kemi një vendim të marrë nën presionin e turmave, një lloj fashizmi, që është shfaqur në Evropë një shekull më parë. 
Pra sido që të shprehet gjykata, Berisha e ka paragjykuar vendimin e saj përmes protestës. 
Madje do të jetë krim që gjykata të marrë vendim nën presionin e turmave edhe nga pikëpamja politike. 
Po përse Berisha e asgjësoi politikisht 3 Marsin në Gjykatë? 
Arsyeja duket se ka të bëjë me gjetjen e një arsyeje për të mos hyrë në zgjedhje. Në të gjitha rrethanat, Berisha nuk kishte pse e shkatërronte gjyqin ndaj PD. Madje dhe sikur gjykata të ishte e sigurt që do t’ia jepte Lulzim Bashës, Berisha mund të forcohej në opinion publik duke e baltosur atë. Aq më tepër nëse e fitonte vetë. 
Problemi që ka Berisha, është se nuk ka vota jo se nuk ka vulë. Dhe këtë e ka kuptuar shumë qartë. Ndaj është angazhuar të asgjësojë 3 Marsin, që të jetë i sigurt që nuk do të ketë vendim. Se çdo vendim e detyron të hyjë në zgjedhje. 
Ndaj do që Gjykata të mos marrë asnjë vendim. Kështu do të thotë që e përjashtuan nga zgjedhjet dhe nuk regjistrohet dot.  
Për kaq vlen dhe gjithë mitingu i 3 Marsit. Nuk vlen si betejë, vlen si një miting për të ikur nga beteja. Si një tufë bashibozukësh të shpartalluar. 





Skip to toolbar