BBC: A po bëhet Holanda një narko-shtet?

AKTUALITET


Vrasja e një avokati të shquar ka shokuar Holandën dhe ngritur pyetjen në lidhje me tregtinë e drogës dhe shoqërinë në vend, ku Anna Holligan ngre pyetjen në shkrimin për BBC: A po bëhet Holanda duke u bërë një narko-shtet?

“Ne patjetër që kemi karakteristikat e një narkotrafiku,” rrëfen Jan Struijs, kryetari i sindikatës të policisë holandeze, “sigurisht që nuk jemi Meksikë. Ne nuk kemi 14.400 vrasje. Por nëse shikoni infrastrukturën, paratë e mëdha të fituara nga krimi i organizuar, ekonomia paralele. Po, ne kemi një shtet narkotik.”


Fjalët e Jan Struijs bënë jehonë në një shoqëri që është tronditur nga një vrasje e cila shkoi përtej “flluskës së jetës së nëndheshme kriminale”. Plumbat që i morën jetën të Derk Wiersum shkatërruan një konceptim të gabuar, që këtu është gati i pazakontë, thotë BBC: atë që kartelet e drogës vetëm vrasin vetëm “të vetët”.

44-vjeçari, baba i dy fëmijëve u qëllua për vdekje përpara gruas së tij pranë shtëpisë së tyre në Amsterdam në muajin shtator. Wiersum ishte avokat i një dëshmitari të prokurorisë Nabil B, i cili ishte kthyer në person kyç të çështjes kundër dy prej të dyshuarve më të kërkuar të Holandës.

“Vrasja e tij në mes të ditës, në një lagje tejet të qetë, u pa si sulm ndaj shoqërisë civile, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Kjo u bë që të na frikësonte të gjithëve”, paralajmëroi prokurori publik Fred Westerbeke.

Dy djem të rinj u vranë pak kohë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri me kallashnikov, që i bëri shoshë me plumba edhe muret pranë tyre; një nënë u vra para fëmijëve të saj; një kokë e prerë u gjet përpara një kafeneje; vrasja e vëllait të një dëshmitari kyç, Reduan B, dhe vrasja e juristit Wiersum.

Ka nisur të dëgjohet gjithmonë e më shumë përkufizimi “Mocro Mafia”, që është gjuhë e rrugës: të rinjtë marokenë e thërrasin njëri-tjetrin “Mocro”. Megjithatë nuk janë vetëm marokentët të përfshirë në këtë valë krimi; ka dhe të rinj të rritur në zona të Amstersdamit, ku turistët nuk shkojnë kurrë. Edhe përpara vrasjes së Wiersum, një raport i kryebashkiakut të Amsterdamit në muajin gusht e përshkruante kryeqytetin holandez si “parajsën e kriminelëve të drogës”.

“Ne e dinim se kjo do ndodhte”,  tha Jan Struijs. “Juristët, kryetarët e bashkive, oficerët e policisë – të gjithë ne jemi kërcënuar nga krimi i organizuar. Të gjitha alarmet kanë qenë duke u dëgjuar, por politikanët kanë qenë naivë. Tani po kalbet betoni i shoqërisë sonë.”




Skip to toolbar