“Berisha, i vetëm në fushatë”/ Lami: Programi i tij nuk ka asnjë risi

Më të fundit


Profesori i shkencave politike, Roland Lami thotë se Sali Berisha po e bën i vetëm fushatën elektorale të PD.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Lami u shpreh se programi elektoral i PD nuk ka asnjë risi.

“Zoti Berisha ka marrë përsipër të gjithë fushatën. Është gjithë kohës, vetëm ai në qendër të vëmendjes. Nëse është menduar që konsulenca e fushatës Rrump, të japë nuanca, nuk ka asnjë ndikim.

Fushata e PD, është e atyre 15 viteve. Po flas si organizim, kjo fushatë nuk ka asnjë diferencë me 2005, nuk ka asgjë moderne, gjithçka është e ditur. Përmbajtja e programit, ka shumë elementë sociale, është konglomerant elementësh, që i gjen nga 2005 e deri sot. Nuk ka asnjë risi”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar