Betohen sot mes refuzimit të Serbisë kryetarët e 3 komunave në veri të Kosovës

Më të fundit


Kryetarët e rinj të tri komunave me shumicë serbe, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposavicit bejne sot betimin. Konfirmimi erdhi nga kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë. Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se veprimet e tyre kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim.

Siç njoftohet betimi i tyre do te behet ne objektet publike të komunave dhe jo tek asambletë komunale. Në këto objekte janë të vendosura edhe organet e përkohshme që punojnë sipas sistemit të Serbisë. Sakaq, kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, bëri betimin pak dite me pare.


Lista serbe, e cila bojkotoi zgjedhjet, refuzon të njohë kryetarët e tij, dhe i ka dhënë kohë kryeministrit Kurti deri në 1 qershor për të ndalur represionin, shpronësimin dhe sulmet ndaj serbëve, siç i quan lista serbe.




Skip to toolbar