Na ndëshkuan në momentin kur po mbroheshim më mirë. Pas një dominimi total të kroatëve, gjatë pjesës së dytë të lojës ka ardhur edhe goli i barazimit, me djemtë e teknikut, Zlatko Dalic, që duket se kanë vendosur të mos dalin me pikë nga kjo sfidë.
Një aksion i kroatëve është finalizuar nga “bomberi” i Hoffenheim, Andrij Kramaric, i cili dërgon topin mes këmbëve të Hysaj, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Strakosha, mirëpo nuk ka mbaruar me kaq pasi vetëm 2 minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë.
