Cakaj në “Real Story: Vizioni i Francës, çmimi që po paguan Shqipëria

#NËRADAR

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po paguajnë vizionin e Francës, që kërkon reformim të brendshëm”, u shpreh Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj në studion e “Real Story” të gazetarit Sokol Balla. “Maqedonia ka marrë rekomandimin e 10-të për hapjen e negociatave. Për ne është e qartë se ky është një proces që kërkon konsensus të plotë të të gjithë anëtarëve. Shumica e vendeve anëtare mbështesin Shqipërinë në aspiratën e saj. Ne duhet të jemi të rezervuar dhe jemi para faktit që Franca ka një vizion tjetër për Bashkimin e Europian. Ne po paguajmë çmimin në këtë proces”, tha Cakaj.   Kreu i diplomacisë shqiptare, u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përmbushën të gjitha kushtet e kërkuara nga Komisioni Europian. “Të gjitha çështjet në procesin e axhendës Europian, që kanë qenë të varura nga performanca e qeverisë, janë plotësuar. Reforma elektorale nuk është thjesht përgjegjësi e qeverisë, është obligim i parlamentit, që kërkon angazhimin e opozitës parlamentare dhe jashtë parlamentare. Çështja e përgjegjësive të qeverive në rastin e hapjes së negociatave është minimale”, u shpreh Ministri Cakaj.

Gent Cakaj u shpreh se nëse negociatat nuk do të hapen, përgjegjësia nuk është e qeverisë. Ai solli rastin e Maqedonisë së Veriut, që sipas tij bëri kompromis duke ndryshuar emrin si kush kryesor për negociatat, dhe tashmë përballet me “Jo” e Francës. “Në Luksemburg më shumë se sa diskutimi i kushteve të posaçme, ka pasur diskutim për të ardhmen e BE. Një popull që ka ndryshuar dhe emrin shtetëror, dhe një shtet që ka bërë këtë kompromis, është para një pozicioni që merr “Jo” e Francës. Nëse një shtet me një kompromis kaq madhor dështon për hapjen e negociatave për shkak të Francës, ku qëndron problemi i qeverisë këtu”, tha Cakaj.

Më tej, i pyetur nga gazetari Sokol Balla, se nëse Franca ndryshon qëndrim dhe hapen negociatat, kush do e ketë meritën, Gent Cakaj u shpreh se merita do të jetë e të gjithëve, por kryesorja e qeverisë. “Merita është e të gjithë faktorëve dhe aktorëve që kanë qenë të përfshirë në këtë proces. Reforma elektorale është vendosur si parakusht nga Bundestagu. Nga viti 2018, deri më sot, janë shtuar dhe fakte të reja. Të gjithë aktorët që kanë qenë të përfshirë në këtë proces kanë meritat e tyre. Në këtë pikëpamje meritat i takojnë të gjithë, por në mënyrë të veçantë qeverisë që ka udhëhequr këtë proces.  Mos hapja e negociatave duhet të analizohet me shkaqet. Është gjë tjetër nëse negociatat nuk hapen se qeveria ka dështuar, dhe është një gjë tjetër që negociatat nuk hapen se vendet anëtare duhan të reformohen nga brenda që të zgjerohen nga jashtë. Nëse negociaat nuk hapen për shkak të problemeve të brendshme të BE, nuk është faji jonë”, tha Cakaj.

Gent Cakaj u shpreh se Gjermania dhe Shqipëria shpresonin se çështja e negociatave nuk do të ngatërrohej me reformimin e brendshëm të Bashkimit Europian, gjë të cilën e kërkon Franca. “Edhe kur u shty vendimi vitin e kaluar, faji është i Francës. Macron ka bërë të qartë se ai insiston në një reformim të brendshëm para se të zgjerohet. Ai ka shqetësime të drejtpërdrejta në mënyrën se si funksionon BE për momentin. Edhe qëndrimi i Gjermanisë dhe shpresa jonë, ka qenë se nuk do të ngatërrohet procesi i zgjerimit me procesin e anëtarësimit. Ne po flasim për procesin e negocimit për anëtarësim në një kohë të më vonshme. Procesi i negocimit për anëtarësim nuk është një proces i përvetësimit të ligjeve të BE siç janë. Ky është një proces dinamik, Shqipëria do të ishte reformuar krahas reformimit në BE. Në parim ekziston mundësia për tu zhvilluar edhe negociatat për anëtërësim edhe reformimi i BE”, tha Cakaj.

Sipas Ministrit të Punëve të Jashtme, Strategjia e Zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor, nuk parashikon anëtarësim të këtyre vendeve përpara vitit 2025. Ai shtoi, se edhe kur të fillojë diskutimi i kapitujve, nuk do të ketë hapje të kapitullit paardhës, pa pasur rezultate konkrete për kapitullin që është në diskutim. “Në strategjinë e BE për Ballkanin, thuhet qartë se nuk mund të ketë anëtarësime para vitit 2025. Qëndrimet e Francës nuk janë të kohëve të fundit. Kufiri kohor 2025 është miratuar nga vendet anëtare. Por kjo nuk do të thotë se do ketë anëtarësim në vitin 2025. Nëse hapen kapitujt, nuk mund të vazhdohet me kapitullin tjetër pa pasur rezultate konkrete. Për besueshmërinë ndërkombëtare për rezultatet kemi arsye të jemi të lumtur”, tha Cakaj.

NEGOCIATAT, CAKAJ: KA ENDE PAK SHPRESË PËR NJË “PO” TË KUSHTËZUAR

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj tha se ka ende një shpresë të vogël për çeljen e negociatave, pavarësisht deklaratave të presidentit Macron se BE i duhet më shumë kohë për të vendosur për to. I ftuar në emisionin “Real Story”  në News 24, ministri Cakaj tha përballë gazetarit Sokol Balla se nuk ka pritshmëri të lartë për marrjen e një “PO-je”, po ka ende shpresë, pasi kancelarja Merkel po bën çdo përpjekje të mundshme të bindë Macron-in.

Cakaj tha se proces nuk i takon më Shqipërisë, por BE–së duke theksuar se nëse marrin një “po” atëherë do të jetë e kushtëzuar nga Franca për mënyrën dhe metodologjinë e negocimit me vendet. Ndërsa një ndarje të mundshme të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave, Cakaj e hodhi poshtë duke deklaruar e ky diskutim ka marrë fund në Luksemburg.

“Kancelarja Merkel nuk heq dorë nga përpjekjet për të bindur Macron se procesi i reformimit të BE dhe hapja e negociatave mund të bëhet paralelisht. Ekziston  ende një shpresë e vogël për një “Po” të kushtëzuar nga Franca si kushtet e vendosur nga Bundestagu. Kushtëzimi i Francës mund të jetë në lidhje me metodologjinë që do të përdoret për hapjen e negociatave me vendet. Procesi tashmë nuk i takon më Shqipërisë. Ne duhet të jemi realistë, sepse procesi nuk i takon Shqipërisë dhe as Ballkanit Perëndimor. Ne jemi me një situatë që nuk mund të përcaktojmë politikat e vendeve të Europës. Shumica e vendeve janë pro hapjes së negociatave. Propozimi për ndarjen ka dështuar që në Luksemburg. Ne po trajtohemi në mënyrë të njëjtë. Kjo tregon se dy vendet kanë plotësuar kushtet”- tha Cakaj./Realstory.al/

Skip to toolbar