“Daily Mail” i bën jehonë skandalit në Pejë

BOTA


Skandali me infermieren, Auron Pelaj që dhunon të moshuarën në një azil në Pejë të Kosovë ka tërhequr vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

Shkrimi i Daily Mail:


Ky është momenti tronditës kur një e moshuar në një shtëpi të kujdesit në Kosovë është goditur vazhdimisht me shuplakë nga një infermiere.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, punëtorja në rezidencën e të moshuarve Orenda, në Pejë, mban gruan nga duart dhe e godet disa herë me shuplakë.

Në video shihen edhe dy gra të tjera dhe një tjetër po e filmon e cila dëgjohet duke qeshur me të madhe teksa kolegu i saj sulmon gruan e moshuar.  

Infermierja dëgjohet duke thënë ‘vetëm një shuplakë e vogël, siç e di unë, një goditje e vogël’, sipas Daily Mail. E moshuara duket se është në gjendje të rëndë, pasi është sulmuar nga punonjësi.

Pas ngjarjes, infermierja dhe një punonjëse e shtëpisë u arrestuan. Punonjësja e shtëpisë u arrestua pasi nuk e kishte raportuar sulmin në polici.

Në një deklaratë, Policia e Kosovës tha se në bazë të regjistrimit që qarkullon në rrjetet sociale, zyrtarët kanë identifikuar lokacionin rreth orës 14:10 të ditës së djeshme dhe kanë arrestuar dy të dyshuar.




Skip to toolbar