Tronditet Don Bosko, një i vrarë e 4 të plagosur me armë zjarri

AKTUALITET


Teksa vijon të zbardhet ngjarja e rëndë në Tiranë, mësohet se viktima ndodhet ende i shtrirë në mes të lokalit, edhe pse kanë kaluar 40 minuta nga ngjarja.Lokali, ku ndodhi masakra, tashmë është mbushur me forca policore dhe ekspertë të kriminalistikës.

Gjithashtu informojnë se grupi i të rinjve që u sulmua përbëhej nga 5 djem që kishin dalë të pinin diçka rreth orës 16:20.


Ndërkohë autorët kanë qëlluar nga jashtë lokalit, duke lënë të vdekur 1 dhe plagosur 3 prej tyre. Mësohet se ata janë vëzhguar më herët nga autorët.


Këta të fundit u larguan me një automjet me shpejtësi në drejtim të Laprakës.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Filanto” në Don Bosko, ndërkohë që policia ka ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sherri apo identitetet e të përfshirëve në ngjarje.Video Player

Tiranë/Informacion paraprak i Policisë:

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi Erjon Çela, 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, Blerim Çela, 28 vjeç dhe Edmond Crroj, 41 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar