Dënohet drejtori i burgut të Vlorës

AKTUALITET


Vetëm pak ditë pasi u emërua si drejtues i burgut të Vlorës, Egon Velaj është dënuar me 6 muaj burg dhe një vit heqje të ushtrimit të funksioneve publike nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre gjatë vitit 2017-2018 kur ka ushtruar të detyrën e drejtorit të ALUIZN-it në Vlorë.


Trupa gjykuese me prokuror Anton Pali dhe gjyqtare Atalanta Zeqiraj vendosi që dënimi i Velajt të konvertohej në 6 muaj shërbim prove.

Ai u emërua në këtë post vetëm një javë më herët nga Ministrja e Drejtësisë. Pas raportimit në Komisionin e Sigurisë të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve i cili dha alarmin për sigurinë në burgjet shqiptare duke thënë se “nga burgu janë porositur edhe vrasje”, ministrja e Drejtësisë ndryshoi thuajse 70% e drejtuesve të burgjeve në vend, duke përfshirë edhe Vlorën, ku u emërua Egon Velaj.




Skip to toolbar