Derbi ndaj City-t, Solskjaer: Duhet të mbrohemi, loja e tyre është e përsosur!

Më të fundit


Manchestet United pret nesër në shtëpi “komshinjtë” e drejtuar nga Pep Guardiola. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është në luftë për të arritur një vend mes katër më të mirave, çka të jep një biletë për në Champions sezonin tjetër.

Në krahun tjetër, Manchester City është në luftë me Liverpool për titullin kampion të Premier League, çka e bën ndeshjen e nesërme një sfidë tepêr delikate për të dyja skuadrat e Manchesterit.


Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur gjatë ditës së sotme në konferencë për shtyp, duke vlerësuar cilësitë e kundërshtarëve. Megjithatë, trajneri i “Djajve” shprehet se skuadra e tij duhet të mbrohet mirë, duke shfrytëzuar kundërsulmet për të goditur kundërshtarin.

“Manchester City ka shumë cilësi, sidomos në qakullimin dhe zotërimin e topit. Ne duhet të mbrohemi mirë. Kur ta fitojmë topin, duhet të jemi gati për të kundërsulmuar. Vetëm kështu mund ta zëmë në befasi kundërshtarin dhe ta godasim. Natyrisht, Manchester City nuk do të na e lehtësojë këtë. Do të ketë faulle, sepse kundërshtari angazhon shumë lojtarë përpara, do të na ndalojë aq lart sa mundet”

“Kjo nuk është ndeshja më e mirë, që mund të kërkonim tani për autokritikë, edhe me lojtarë të dëmtuar. Vijmë pas një humbje të rëndë. Ne patëm një analizë pas ndeshjes me Everton dhe të gjithë lojtarët janë të zhgënjyer. Me të vërtetë na ka lënduar shumë ajo paraqitje. Loja e Manchester City është e përsosur, nuk shfaq thuajse fare pika të dobta në fushë”

“Uroj që tifozët të na mbështesin. Do të ishte shumë mirë të riktheheshim te suksesi ndaj një skuadre si Manchester City. Unë kam ardhur këtu dhe kam thënë që do ta shijoj çdo sekondë të vetme. Nuk më pëlqen humbja, por është një sfidë e madhe, që të gjithë trajnerët e këtij klubi e kanë pasur mbi supe”.




Skip to toolbar