Derë e hapur për Bashën? Ivi Kaso: Sjelljet e tij do të përcaktojnë raportin me PD-në

Më të fundit


A do të ketë një derë të hapur për Lulzim Bashën në PD? Përfaqësuesi ligjor i partisë, Ivi Kaso iu përgjigj pyetjes së gazetarit Sokol Balla në “Real Story”, duke thënë se do të jenë sjelljet dhe qëndrimet e tij politike, ato që do të përcaktojnë raportin me Partinë Demokratike.

“Sjellja politike e ardhshme e zotit Basha do të diktojë raportin me PD-në. Besoj se reflektimet në politikë nuk janë me fjalë. Janë me qëndrime dhe gjeste politike.

Nëse me sjelljet dhe qëndrimet e tij politike do të tregojë se ka rizgjedhur në rrugën e opozitë bërjes, në qëndrimin përballë kësaj qeverie, atëherë opozita nuk ka luksin që të humbasë qoftë edhe një opozitar të vetëm në betejën për të siguruar rotacionin e vitit 2025.

Sigurisht sjelljet politike të zotit Basha dhe të kujtdo tjetër do të përcaktojnë raportin me PD-në.“, u shpreh Kaso./abcnews.al



Skip to toolbar