“Do ta ndjek deri në fund”! Mesazhi i Adriatik Llallës pas seancës në GJKKO

AKTUALITET


Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është paraqitur këtë paradite në Gjykatën e Posaçme, ku ka qenë i pranishëm në seancën e radhës ndaj tij.

Llalla ka kërkuar personalisht revokimin e gjykimit të shkurtuar, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata. Kjo do të thotë që procesi ndaj Llallës do të jetë më i thjeshtë, por do të zgjasë më shumë në kohë.


Ndërkohë, në fund të seancës, Adriatik Llalla ka thënë për gazetarët se “Do ta ndjek çështjen deri në fund, do të jem prezent për ë ndjekur vetë seancat”.

Nga ana e saj, GJKKO ka vendosur që seanca e radhës ndaj ish-kryeprokurorit Llalla të zhvillohet më 20 prill, në orën 09:00.

Ai ndodhej në seancë së bashku me avokatin e tij, ku paraqitën mbrojtjen. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, i cili akuzohet për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij i ulet 1/3 e dënimit, çka do të thotë se SPAK kërkoi 1 vit e 4 muaj burg. Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues, që për 5 vite Adriatik Llalla të mos ushtrojë asnjë funksion publik.




Skip to toolbar